Kakavijë | Bllokohet për 48 orë aksi Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve

Screenshot

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë, është informuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për një periudhë 48-orëshe, duke filluar nga ora 12:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar.

Bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës, si dhe përdorimin e rrugëve alternative, ku është e mundur.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
8 January, 15:27 | Përditësimi: 8 January, 15:27