Dëbora “errëson” Elbasanin/ Moti i keq rrëzon shtyllat, 700 familje pa drita në zonat malore

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme serioze në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat e thella të Qarkut Elbasan.

Sipas raportimeve të fundit, 700 abonentë aktualisht kanë mbetur pa energji, kryesisht në fshatrat malorë të Librazhdit, Gramshit dhe Prrenjasit, ku moti ka dëmtuar linjat dhe ka rrëzuar shtyllat e tensionit të ulët.

Harta e zonave pa energji

Dëmtimet janë përqendruar në disa fidera kryesorë, të cilët janë rikthyer në punë vetëm pjesërisht:

  • Librazhd (Fideri 6): Probleme në zonat Borovë, Stërblevë dhe Zabzun.

  • Polis (Fideri 4): Probleme në Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë.

  • Gramsh (Fideri 3): Probleme në Komunën Tunjë, Kushovë dhe Pishaj.

OSHEE në terren mes stuhisë

Grupet e avarisë së OSHEE-së ndodhen në terren duke punuar për riparimin e defekteve, por ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer dhe vazhdimi i stuhisë së borës. Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e banorëve deri në stabilizimin e plotë të rrjetit.

Avatar photo
Albin Hoxha
8 January, 13:55 | Përditësimi: 8 January, 13:55