Ne fshatin Vajze te bashkise Selenice, si pasoje e reshjeve te dendura te shiut, rreshqitja e rruges ka shkaktuar deme materiale duke e bere aksin te pakalueshem per automjetet.

Screenshot

Situata e motit është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, rrëshqitja e rrugës ka shkaktuar dëme materiale, duke e bërë aksin të pakalueshëm për automjetet.

Si pasojë e motit të keq, janë dëmtuar edhe dy banesa, ndërsa fatmirësisht banorët nuk kanë pësuar lëndime. Ndërkohë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke rritur rrezikun për zona të tjera përreth.

Shërbimet e Policisë ndodhen në terren dhe po monitorojnë qarkullimin e automjeteve, pasi rruga e dëmtuar është një lidhje e rëndësishme për disa fshatra të njësisë administrative Sevaster. Situata vijon të jetë nën vëzhgim.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 January, 13:03 | Përditësimi: 7 January, 13:06