Merr fund kriza 5-ditore/ Ujësjellësi Vlorë: Uji ka nisur të rrjedhë, deri pasdite kthehet normaliteti i plotë

Pas ditëve të tensionuara dhe protestave qytetare, Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, ka dhënë lajmin e shumëpritur: defekti i rëndë është riparuar dhe uji ka nisur të rrjedhë në rrjetin shpërndarës.

Situata në terren

Murati konfirmoi se pajisja e re (e cila u transportua me urgjencë) është montuar me sukses dhe pas testeve të para, sistemi po funksionon pa probleme.

“Pajisja e vendosur tashmë është në rregull. Po furnizohet një pjesë e qytetit, ndërsa depot janë duke marrë ujë. Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet,” deklaroi Murati.

Ndjesa publike

Zyrtari e cilësoi avarinë si “shumë të rëndë” dhe kërkoi ndjesë publike për vështirësitë e shkaktuara banorëve gjatë këtyre ditëve të festave. Ai theksoi se pas kalimit të kësaj emergjence, do të kryhet një vlerësim i detajuar i shkaqeve që sollën këtë situatë kritike për qytetin bregdetar.

Avatar photo
Albin Hoxha
30 December, 10:02 | Përditësimi: 30 December, 10:02