Entuziazëm në bastionin e PD/ Salianji pritet nga vargan makinash në Shkodër, salla plot

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është pritur me entuziazëm të lartë gjatë vizitës së tij të fundit në Shkodër.

Në qytetin që njihet historikisht si bastioni kryesor i demokratëve, atmosfera ka qenë elektrizuese që në mbërritje. Dhjetëra automjete me simpatizantë kanë dalë në rrugë për të pritur deputetin demokrat, duke krijuar një autokolonë festive.

Mbështetja masive është reflektuar edhe në takimin e zhvilluar, ku salla e aktivitetit ka qenë e mbushur tej kapacitetit me qytetarë dhe demokratë të Shkodrës.

Avatar photo
Albin Hoxha
28 December, 14:26 | Përditësimi: 28 December, 14:26