Balkan Barometer 2025/ Si e shohin shqiptarët ekonominë? 61% e quajnë situatën “të keqe”, askush nuk thotë “shumë e mirë”

Perceptimi qytetar për ekonominë në Ballkanin Perëndimor mbetet i zymtë. Të dhënat më të fundit nga Balkan Barometer 2025 zbulojnë se shumica dërrmuese e banorëve të rajonit jetojnë me pasiguri të lartë ekonomike dhe shqetësime për fuqinë blerëse. Një dada tronditëse është fakti se 0% e qytetarëve në të gjithë rajonin e kanë vlerësuar gjendjen ekonomike si “shumë të mirë”.

Situata në Shqipëri

Shqiptarët mbeten kryesisht pesimistë, megjithëse me një nuancë më të lartë neutraliteti se fqinjët.

  • 61% e vlerësojnë ekonominë negativisht (35% “mjaft keq” dhe 26% “shumë keq”).

  • 35% shprehen neutralë.

  • 4% e shohin situatën si “mjaft të mirë”.

Krahasimi me Rajonin

Ndërsa në Shqipëri pesimizmi është i lartë, vendet fqinje raportojnë shifra edhe më dramatike të pakënaqësisë. Bosnje & Hercegovina mban rekordin për perceptimin më negativ, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndjekin trendin e zymtë.

Shteti Perceptimi Negativ (Total) Detaje (“Shumë keq”)
Bosnje & Hercegovina 89% (vlerësim i përafërt) 62% (më e larta në rajon)
Maqedonia e Veriut 72%
Mali i Zi 72% 36%
Serbia 70% 29%
Kosova 69%
Shqipëria 61% 26%

Në Kosovë, 69% e qytetarëve janë të pakënaqur, ndërsa 29% mbajnë qëndrim neutral. Bosnja shfaq situatën më alarmante, ku vetëm 1% e popullsisë sheh ndonjë gjë pozitive në ekonomi.

Avatar photo
Albin Hoxha
28 December, 14:26 | Përditësimi: 28 December, 14:26