Aksident tragjik në Levan–Tepelenë: humb jetën 16-vjeçari pas përplasjes së dy automjeteve në Cakran

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, në afërsi të fshatit Cakran.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. B., 30 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi i mitur O. M., rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i mituri O. M. ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i kufizuar për disa minuta.

Policia po vijon hetimet.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
26 December, 07:13 | Përditësimi: 26 December, 07:13