Afrimi i festave të fundvitit ka sjellë rritje të lëvizjes në pikat kufitare të vendit, ku emigrantët shqiptarë kanë nisur rikthimin në atdhe për të kaluar ditët festive pranë familjeve.
Në Portin e Vlorës është regjistruar fluksi i parë mëngjesin e kësaj të shtune. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka ankoruar me 288 pasagjerë në bord, një numër më i lartë krahasuar me ditët e zakonshme.
Autoritetet portuale kanë njoftuar se janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën. Pritshmëritë janë që numri i udhëtarëve dhe automjeteve të pësojë rritje të ndjeshme gjatë ditëve në vijim, me afrimin e datave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
