Eksportet rikthehen te rënia, superleku shkakton 250 milionë euro humbje për biznesin

Pas rikuperimit të lehtë në tetor, eksportet shqiptare shënuan sërish rënie gjatë muajit nëntor. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompanitë vendase eksportuan mallra me vlerë 28 miliardë lekë, një ulje prej 2 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për shkak të kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut, humbjet e akumuluara për eksportuesit gjatë këtij viti llogariten në rreth 250 milionë euro. Eksperti Zef Preçi thekson se kriza vijon dhe se turizmi nuk po arrin të nxisë prodhimin vendas, duke kërkuar ndërhyrje nga qeveria.

Goditjen më të fortë e kanë marrë sektori i makinerive dhe ai i fasonerisë. Paralelisht, tkurrja e importeve tregon për një stanjacion të konsumit në vend. Partnerët tregtarë me rënien më të madhe mbeten Italia dhe Kosova, ndërsa rritje e eksporteve u regjistrua drejt SHBA-së dhe Spanjës.

Avatar photo
Albin Hoxha
18 December, 14:09 | Përditësimi: 18 December, 14:09