Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa armë gjatë një sulmi të ndodhur në Bondi Beach të Sidneit, gjatë një aktiviteti hebraik për festën e Hanukkah-ut.
Ahmed al Ahmed, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një dyqani frutash, u filmua teksa iu afrua nga pas njërit prej agresorëve dhe ndërhyri për t’i marrë armën, duke e hedhur atë mënjanë dhe duke shmangur pasoja edhe më të rënda.
Gjatë ndërhyrjes për t’i marrë armën agresorit, ai u qëllua dy herë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Familjarët kanë bërë me dije se Ahmed nuk ka pasur asnjëherë përvojë me armë zjarri.
Autoritetet australiane dhe mediat vendase e kanë cilësuar si hero, duke theksuar se dhjetëra persona janë sot gjallë falë guximit të tij.
