Besa nuk ndalet me Maganin, fitore minimale ndaj Lushnjës në transfertë

Besa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Gugash Maganit, duke triumfuar minimalisht 0-1 ndaj Lushnjës në transfertë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” u vendos nga goli i Rodrigo Migones, i cili realizoi nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Skuadra vendase, e drejtuar nga Ditmar Bicaj, u përpoq të rikthehej në lojë gjatë fraksionit të dytë, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Takimi u shoqërua me tension, ku nuk munguan protestat ndaj arbitrimit, ndërsa gjyqtari Albano Stolaj ndëshkoi me tre kartonë të kuq pas një përplasjeje në minutën e 87-të.

Meta, Arapi dhe Abdullai u larguan para kohe nga fusha dhe do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme për skuadrat përkatëse. Me këtë sukses, Besa ngjitet në vendin e shtatë të renditjes me 20 pikë, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e dhjetë me 16 pikë.

Rezultati përfundimtar:

Lushnja 0-1 Besa

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
14 December, 16:39 | Përditësimi: 14 December, 16:39