Arrestohet një person për të shtënat në Universitetin Brown në Rhode Island

Policia në Providence, Rhode Island, ka arrestuar një burrë të dyshuar për lidhje me të shtënat tragjike që ndodhën në Universitetin Brown. Në një njoftim për shtyp, shërbimi i policisë njoftoi se janë ndërmarrë veprime të shpejta dhe është ndaluar një person me interes lidhur me incidentin. Po ashtu, u njoftua se strehimi në universitet është hequr pas operacionit të sigurisë

Ashtu siç raportohet, ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur një person i panjohur ka hapur zjarr në ambientet e Universitetit Brown, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve.

Derimë tani, policia nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarit, as motivin e mundshëm të ngjarjes. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë tragjedi.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
14 December, 16:47 | Përditësimi: 14 December, 16:47