Shkrumbtohet nje supermarket ne fshatin Kryenushat,njesia administrative Vau Dejes duke shkaktuar deme te medha materiale

Screenshot

Shkrumbohet nje supermarket, dëme të konsiderueshme materiale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit një supermarket në fshatin Kryebushat, njësia administrative Vau Dejës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar pothuajse tërësisht ambientet e supermarketit. Për shkak të intensitetit të zjarrit, në ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Shkodra, Vau Dejës dhe Lezha.

Pas disa orësh pune intensive, shërbimet zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit në objekte të tjera përreth, duke shmangur pasoja edhe më të rënda.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të konsiderueshme.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
13 December, 12:33 | Përditësimi: 13 December, 12:33