Buxheti miratohet nen për nen, 81 vota pro e 16 kundër, rrëzohen të gjitha amendamentet

Pas një muaji diskutimesh në komisione, buxheti i vitit 2026 u miratua nen për nen në Parlament gjatë një seance maratonë.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Buxheti në masën 8.8 miliardë euro, më i madhi i vendosur në dispozicion të institucioneve, mori 81 vota pro dhe 16 kundër.

Deputetët bërë dhjetëra amendamente për ndryshimin e buxhetit, por të gjitha u rrëzuan gjatë votimit, përfshirë edhe ato të Erion Braçes.

“Kam propozuar një amendim që barazon tvsh në hyrje dhe në dalje. Propozimi vjen për zgjidhjen e një anomalie që ka ndodhur në 2018 nga një ekspert i jashtëzxakonshëm i financave shqiptare që shkakton prej kaq kohësh problem. Është provuar qartësisht që tvsh jep një disbalancë të thellë 0 në hyrjke dhe 20 në dalje, bëhet i padobishëm grumbullimi i prodhimit vendas në raport me importin. Ka rënë prodhimi bujqësor”, tha deputeti i PS Erion Braçe.  

 “Kemi dakordësuar me qeverinë që bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë këtë gjë ta diskutojmë menjëherë pas këtij momenti për të ardhur në një zgjidhje që do ta shohim në një moment të dytë. I kërkoj grupit që sot ta votojmë kundër”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Parlamenti pranoi vetëm kërkesat e institucioneve të bëra në komisionet parlamentare, ku 12 institucione do të marrin 504.9 milionë lekë shtesë.

Në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar që nga janari paga minimale të arrijë në 50 mijë lekë. Po ashtu, nga viti i ardhshëm do të aplikohet edhe formuala e re për rritjen e përmuajshme të pensioneve.

Gjatë seancës u votua me 76 vota pro edhe rivlerësimi i pronave me normë tatimore 5%, pa ndryshimet e propozuara nga opozita që tatimi të ulet në 2% për familjet.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
12 December, 12:54 | Përditësimi: 12 December, 12:54