PD feston 35-vjetorin, Berisha i pranishëm në ceremoninë para selisë së partisë

Screenshot

Ka nisur në selinë e PD-së ceremonia me rastin e 35-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

 

Të pranishëm janë lideri historik, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili u shpreh më herët në rrjetet sociale se PD u lind si lëvizje për liri dhe demokraci dhe mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës për shqiptarët.

“Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci. 35 vite më vonë, mblidhemi për të kremtuar themelimin, dhe duam ta bëjmë këtë me ata që i ndanë këto vite të stuhishme, në të mirë e në të keq, me forcën e parë të lirisë”, tha Berisha në postimin e tij.

Më 11 dhjetor 1990 u krijua Partia Demokratike nga një grup studentësh dhe intelektualësh shqiptarë, të cilët zgjodhën si kryetar të Komisionit Nismëtar studentin Azem Hajdari dhe më pas si kryetar të partisë, Sali Berishën.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
11 December, 19:26 | Përditësimi: 11 December, 19:27