Fier/Lushnjë/Divjakë – Arrestime dhe procedime penale për aksident në gjendje të dehur, drogë, dhunë dhe ndërtim të paligjshëm

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. Zh., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një drejtues automjeti. Pas verifikimeve rezultoi se 23-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. O., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dje, te rrethrrotullimi i fshatit Çermë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 33-vjeçarja dhe pasagjeri në automjetin që drejtonte ajo, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. Gj., 78 vjeç, A. Gj., 26 vjeçe, M. Gj., 42 vjeçe dhe E. Gj., 20 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke dëmtuar kabinën e energjisë elektrike, në lagjen “Gafurr Muço”;
-shpallën në kërkim shtetasin A. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një shtetasi. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
10 December, 15:25 | Përditësimi: 10 December, 15:25