Të dhënat e fundit tregojnë një rënie të vazhdueshme të fuqisë punëtore në Shqipëri, ku raporti aktual prej 2.5 kontribuuesish për një të moshuar parashikohet të bjerë në 2.1 brenda vitit 2030. Edhe pse vendi ynë qëndron momentalisht më mirë se fqinjët si Maqedonia e Veriut apo Serbia, tendenca globale e plakjes rrezikon qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve, me Italinë që mban rekordin negativ botëror (1.5 punonjës për pensionist).
