Reshjet shembin rrugën Lozhan-Moglicë: 8 familje të izoluara, probleme me shkarje dherash edhe në Kakaç

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën rrugore të Bashkisë Maliq. Situata më kritike paraqitet në aksin e vjetër Lozhan-Moglicë, ku shembja e një segmenti rrugor ka bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve, duke lënë të izoluara 8 familje në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për të rikthyer lidhjen me këto zona, ekipet e terrenit kanë nisur me urgjencë punën për hapjen e një bypass-i provizor për banorët.

Krahas kësaj zone, probleme janë shfaqur edhe në rrugën e fshatit Kakaç, ku janë raportuar shkarje dherash dhe lëvizje të tjera të dyshimta të terrenit. Specialistët e bashkisë kanë zbritur në terren për të studiuar stabilitetin e tokës, dhe ndonëse ky aks mbetet momentalisht i kalueshëm, autoritetet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje nëse situata gjeologjike apo ajo e motit përkeqësohet.

Avatar photo
Albin Hoxha
6 December, 13:31 | Përditësimi: 6 December, 13:31