Tre ditë pushimi, larg Tiranës! Trafik kaotik, bllokohet autostrada në…

Lëvizja e shtuar ka sjellë trafik të rënduar nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Raportohet se situata është rënduar ndjeshëm në autostradën në hyrje të unazes se Elbasanit, ku trafiku është pothuajse i paralizuar.

Sipas drejtuesve te policisë rrugore në terren, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar per shkak te fluksit te larte te makinave qe i drejtohen jug-lindjes.

Lëvizja e automjeteve larg kryeqytetit vjen për shkak se dita e hënë eshte pushim dhe qytetaret mundohen ta shfrytezojne duke u larguar larg zhurmes se Tiranes.

Shërbime të shtuara të Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
5 December, 18:49 | Përditësimi: 5 December, 18:49