Pazari i dështuar me Trump: Maduro kërkon 200 milionë dollarë dhe amnisti për të lëshuar pushtetin

Diplomacia sekrete ka zgjatur vetëm 15 minuta para se të shembej. Përpjekja për të bindur Nicolás Maduron të japë dorëheqjen u ndesh me një listë kërkesash shokuese: 200 milionë dollarë kesh, mbrojtje për 100 zyrtarë të regjimit dhe një biletë për të jetuar në një vend pranë Venezuelës.

Bisedimet ngecën pikërisht te destinacioni. Ndërsa Trump i sugjeroi të mërgonte në Rusi ose Kinë, Maduro refuzoi prerë, duke kërkuar të qëndronte në Perëndim. Këto kushte u cilësuan si të papranueshme nga Shtëpia e Bardhë, duke lënë të hapur vetëm opsionin e Katarit si një kompromis i largët, ndërsa kriza politike vazhdon.

Avatar photo
Albin Hoxha
5 December, 12:44 | Përditësimi: 5 December, 12:44