Një analizë e mprehtë heq paralele të frikshme mes drejtimit aktual të Partisë Demokratike dhe metodave të Enver Hoxhës pas eliminimit të Mehmet Shehut. Sali Berisha po aplikon “Tablonë Sinoptike” të vitit 1981 në vitin 2025: kush dje ishte hero, sot shpallet armik ose naiv që ka rënë në kurth.
Rasti i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit trajtohet si dëshmi e mendësisë se në parti ka vetëm një “pronar” dhe e vërteta buron vetëm nga ai. Sipas analizës, Berisha nuk u shkëput kurrë nga formimi i tij si sekretar partie, duke përdorur mekanizmin e vjetër të “zbulimit të armikut” për të spastruar sistematikisht tre breza politikanësh, nga themeluesit e vitit ’90 deri te të rinjtë e sotëm, me ndihmën e një ushtrie fanatikësh.
