Kaos në Kufi: Fermerët grekë bllokojnë Kakavijën për 3 orë, ja kur nuk duhet të udhëtoni

Tensionet në Greqi kanë paralizuar qarkullimin rrugor, duke prekur drejtpërdrejt edhe udhëtarët nga Shqipëria. Për shkak të protestave masive të fermerëve, të cilët janë ngritur kundër vonesave të subvencioneve dhe skandaleve të korrupsionit, aksi kombëtar Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar sot në kryqëzimin e Kallpaqit.

Policia Kufitare njofton se bllokimi do të zgjasë nga ora 17:00 deri në 20:00 (me orën shqiptare). Gjatë këtij harku kohor, asnjë mjet nuk do të lejohet të kalojë, me përjashtim të rasteve të emergjencave shëndetësore. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin këtë orar për të mos mbetur të bllokuar në rrugë, ndërsa fermerët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës.

Avatar photo
Albin Hoxha
5 December, 12:49 | Përditësimi: 5 December, 12:49