Revolucioni bankar po mbërrin në Shqipëri me licencimin e Jet Bank, institucionit të parë financiar që do të operojë 100% online, pa sportele fizike. Por kush janë njerëzit që do të menaxhojnë këtë risi teknologjike?
Pas projektit qëndron themeluesi izraelito-britanik Idan Avishai, ndërsa timonin ekzekutiv e ka marrë Fatbardha Rino, një emër me peshë në tregun vendas, e cila vjen nga përvoja e gjatë si drejtuese e Iute Pay. Me një bord të dominuar nga ekspertë izraelitë dhe me dritën jeshile nga Banka e Shqipërisë, Jet Bank ka tani 12 muaj kohë për të përmbushur kushtet finale dhe për të nisur operimet në treg.
