U plagos pak ditë më parë me thikë në Durrës, ndërron jetë në spital 15-vjeçari

15-vjeçari i cili u plagos pak ditë më parë me thikë në Durrë ka ndërruar jetë këtë të enjte. I mituri prej ditës së diele u transferua në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Adoleshenti 15-vjeçar u plagos me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta më datë 25 nëntor në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”. Autori i dyshuar është një 14-vjeçar, i cili pas disa orësh kërkimesh u kap dhe u vu në pranga.

I mituri akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
4 December, 19:58 | Përditësimi: 4 December, 19:58