Një pishë e rrëzuar ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Fier– Kreshpan, pranë vendit të njohur si “Qafa e Shkozës”.
Burime nga terreni bëjnë me dije se pema është rrëzuar papritur duke bllokuar qarkullimin, por që fatmitësisht nuk ka shkaktuae dëme në mjete dhe njerëz.
Drejtuesit e mjeteve, të cilët po presin hapjen e rrugës, kanë njoftuar menjëherë policinë rrugore, ndërsa pritet mbërritja e punonjësve të bashkisë për të kryer prerjen dhe largimin e pemës së rrëzuar.
Ky aks rrugor është bërë shpeshherë problematik, pasi zjarri që ra vite më parë dogji masivin me pisha dhjetëravjeçare. Reshjet e fundit kanë bërë që pemët e dëmtuara të shkulen nga dheu dhe të bien në rrugë, duke rrezikuar qarkullimin dhe duke krijuar bllokime të herëpashershme.
