Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar: Masakrohet nga burri në Itali 50-vjeçarja që e kishte denoncuar më parë

Një fund tragjik që mund të ishte shmangur ka tronditur Ankonën. Sadjide Muslija është gjetur e pajetë në banesën e saj, e rrahur brutalisht për vdekje, ndërsa bashkëshorti i saj Nazifi është shpallur në kërkim pasi nuk është paraqitur në punë.

Historia e tyre është dëshmi e dështimit për të mbrojtur viktimat e dhunës: vetëm disa muaj më parë, autori ishte arrestuar pasi kishte çarë derën e dhomës me sëpatë për ta sulmuar. Pavarësisht tmerrit dhe denoncimeve të vazhdueshme, pas një marrëveshjeje ligjore ai u lirua në korrik dhe çifti ishte rikthyer të jetonte bashkë, një vendim që rezultoi fatal për 50-vjeçaren.

Avatar photo
Albin Hoxha
4 December, 11:39 | Përditësimi: 4 December, 11:39