Ultimatumi i Putinit për Trump: O me Rusinë, o me Europën – Brukseli të përjashtohet urgjentisht nga negociatat

Kremlini i ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë Shtëpisë së Bardhë: Paqja është e pamundur nëse Europa ulet në tryezën e bisedimeve. Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar Donald Trump-it të bëjë një zgjedhje strategjike, duke e cilësuar “Perëndimin kolektiv” si një pengesë për marrëveshjet dhe një barrë të panevojshme për vetë SHBA-në.

Sipas Moskës, plani i dakordësuar më parë është sabotuar nga ndërhyrja e liderëve europianë, të cilët Rusia i akuzon si mbështetës të “nazistëve ukrainas”. Putini sugjeron se rruga e vetme përpara është një dialog dypalësh SHBA-Rusi, ku Europa të lihet jashtë ekuacionit, ndërsa Rusia vazhdon të forcojë aleancat e saj me Kinën dhe Indinë.

Avatar photo
Albin Hoxha
3 December, 11:00 | Përditësimi: 3 December, 11:00