Ndërsa sytë e milionave njerëzve në mbarë botën janë drejtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, aplikimet për programin e shumëpritur të Vizave të Shumëllojshmërisë për vitin 2027 (DV-2027) nuk janë hapur ende zyrtarisht. Pavarësisht interesit të jashtëzakonshëm dhe datave që qarkullojnë në rrjete sociale, autoritetet bëjnë thirrje për durim dhe kujdes maksimal ndaj mashtrimeve.
Aplikimi, i cili ka qënë plotësisht falas, pritet të shpallet së shpejti në faqen e vetme zyrtare qeveritare prej një pagese 1$. Ekspertët e emigracionit këshillojnë qytetarët që të përdorin këtë kohë pritjeje për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, veçanërisht fotografitë sipas standardeve strikte, për të shmangur skualifikimet e panevojshme kur “porta” e ëndrrës amerikane të hapet. Deri në njoftimin zyrtar, çdo faqe që premton regjistrim të hershëm konsiderohet e pasigurt.
