Detaje nga vrasja në Elbasan/ Biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e tij, u qëllua me tre plumba kur u fut në makinë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

Ai sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë.

Mësohet se Mëhalla kishte një biznes taksish dhe një pikë karburanti, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyre e zezë dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
30 November, 21:56 | Përditësimi: 30 November, 21:56