Janë publikuar pamjet e momentit kur një person vendosi lëndën plasëse dy muaj më parë në banesën e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.
Janë publikuar pamjet e momentit kur një person vendosi lëndën plasëse dy muaj më parë në banesën e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.
Në video shihet autori teksa afrohet pranë banesës, vendos tritolin dhe më pas largohet qetësisht me biçikletë. Sipas gazetares Dorjana Bezat, ngjarja dyshohet të jetë kryer me pagesë, ndërsa i njëjti person dyshohet se mund të jetë i përfshirë edhe në episode të tjera vendosjeje eksplozivi.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar. Vetë Mziu deklaroi se ngjarja ka prapavijë hakmarrjeje politike.
