Rama Në Doha, Takon Drejtorin e Qatar Airways: Shpresë për Fluturime të Reja Drejt Tiranës

Kryeministri Edi Rama është takuar me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë ajrore “Qatar Airways”, Badr Mohammed Al-Meer, gjatë vizitës së tij në Doha. Takimi u fokusua në mundësinë e hapjes së fluturimeve të reja drejt Tiranës.

Në një shpallje në rrjetet sociale, Rama shprehu se bisedoi për “hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri” dhe shtoi: “Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”.

Ky takim shënon një hap tjetër në përpjekjet për të zgjeruar lidhjet ajrore të Shqipërisë me vendet e rajonit dhe botën. Hapja e rrugëve ajrore nga një transportues global si Qatar Airways do të rrisë kapacitetin dhe opsionet e udhëtimit për qytetarët shqiptarë dhe të huaj.

Avatar photo
Albin Hoxha
24 November, 12:16 | Përditësimi: 24 November, 12:16