Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, si pasojë e rritjes së vazhdueshme të prurjeve. Niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke shkaktuar përmbytjen e tri banesave të pozicionuara pranë urës.
Banorët e zonës raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi gjatë orëve të para të ditës, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe disa biznese të vogla pranë rrugës kryesore. Autoritetet vendore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme për familjet e prekura.
Ndërkohë, strukturat përgjegjëse po vlerësojnë mundësinë e evakuimit të mëtejshëm nëse niveli i ujit vijon të rritet, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të shmangin kalimin pranë lumit për shkak të rrymave të forta dhe erozionit të tokës.
