Nënjohur si “Projektligji për Dosjet Epstein”, akti ligjor detyron zyrtarisht Departamentin e Drejtësisë për të bërë publike dokumentet e lidhura me rastin e Jeffrey Epstein-it.
WASHINGTON – Presidenti Donald Trump e ka vënë nënshkrimin e tij të fundit në ligjin që detyron publikimin e dosjeve të plota të lidhura me Jeffrey Epstein-in. Njoftimi u bë nga vetë Trump nëpërmjet një postimi në platformën Truth Social, ku ai shkruan: “Sapo e kam nënshkruar projektligjin për të liruar dosjet e Epstein!”
Në të njëjtin postim, presidenti e shoqëroi laumin me kritika të drejtuara Partisë Demokratike, duke thënë se këta e përdorin çështjen Epstein si një mjet për të devijuar vëmendjen nga “fitoret e mëdha” të administratës aktuale.
Veprimi ligjor erdhi pasi Senati i SHBA-ja përfundoi procedurat e nevojshme dhe e dërgoi projektligjin në Shtëpinë e Bardhë. Më parë, Dhomë e Përfaqësuesve e kishte miratuar atë me një shumicë dërrmuese votash.
Sipas dispozitave të ligjit të saponënshkruar, Departamenti i Drejtësisë ka një afat prej 30 ditësh për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me Epstein-in, figura e njohur financiare e dënuar për abuzime ndaj të miturve.
Gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, Trump ishte zotuar publikisht se do të bënte të publikuara të gjitha dosjet e Epstein-it, edhe pse më vonë i kishte cilësuar ato si një “mashtrim” nga demokratët. Marrëdhëniet e tij të dikurshme me Epstein-in kanë qenë objekt vëmendjeje publike për vite me radhë, megjithëse ai ka mohuar çdo lloj fajsie.
Qëndrimi i presidentit ndryshoi papritur javën e kaluar, kur ai i bëri një thirrje të hapët republikanëve në Kongres për të mbështetur Projektligjin për Dosjet Epstein, duke lënë të kuptohet se do ta nënshkruante atë.
“Për shkak të kësaj kërkese, votat ishin pothuajse unanime”, shkroi Trump në postimin e mbrëmjes së enjte.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, ligji u miratua me 427 vota pro dhe vetëm një kundër, një rezultat që u prit me duartrokitje nga shumica e anëtarëve. Menjëherë pas kësaj, edhe Senati konfirmoi se do ta vazonte projektligjin.
Në shpalljet e tij, Trump e paraqet vazhdimisht Epstein-in si një figurë të lidhur kryesisht me demokratët, duke theksuar marrëdhëniet e tij të kaluara me personalitete si Bill Clinton. Ai ka kërkuar që Departamenti i Drejtësisë të hetojë edhe lidhjet e Epstein-it me Clinton-in, ish-sekretarin e Thesarit Larry Summers, dhe themeluesin e LinkedIn Reid Hoffman, një donator i njohur i Partisë Demokratike.
Të tre emrat e përmendur shfaqen në 20,000 faqe dokumente të tjera të bëra publike javën e kaluar nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është akuzuar ende për ndonjë shkelje.
Në një zhvillim tjetër, Larry Summers njoftoi të mërkurën se do të tërhiqej nga jeta publike, duke deklaruar se ndihej “thellësisht i turpëruar” për marrëdhëniet e tij të kaluara me Epstein.
