Aksident në portin e Barit, shqiptari shpëton pasi makina fundoset në det

Një incident i frikshëm është ndodhur sot në portin e Barit, ku një makinë ka përfunduar në ujë për pak kohë para se të nisej trageti me destinacion Shqipëri.

Sipas autoriteteve, vetëm një person – një qytetar shqiptar – ndodhej brenda automjetit në momentin kur ajo rrëshqiti dhe ra në det, ndërsa po kryhej procedura e ngjitjes në traget.

Reagimi i shpejtë i shoferit shpëtoi jetën e tij. Duke qëndruar i qetë, ai arriti të thyejë xhamin e përparmë dhe të ngjitej në çatinë e makinës, e cila filloi të mbushësh me ujë dhe gradualisht u fundos.

Ndërhyrja e shpejtë e Rojave Bregdetare italiane e çoi në shpëtimin e burrit, i cili doli i paprekur fizikisht nga aksidenti. Pas shpëtimit të tij, zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë makinën e fundosur nga ujërat e portit.

Hetimet për shkakun e saktë të incidentit janë ende në zhvillim.

Avatar photo
Albin Hoxha
19 November, 09:37 | Përditësimi: 19 November, 09:37