Protesta e opozitës dështon, pjesëmarrje minimale në Tiranë

Protesta e organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë ka pësuar një dështim të plotë, me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të qytetarëve. Pamjet treguan një numër minimal njerëzish, duke dëshmuar një braktisje të qartë nga ana e bazës elektorale.

Kjo nuk është hera e parë që thirrjet e Sali Berishës për protesta nuk gjejnë përgjigje në rrugë, por kjo radhë duket se ka arritur nivele të reja të braktisjes. Vërehet një refuzim i dukshëm edhe nga ana e simpatizantëve tradicionalë të Partisë Demokratike.

Dështimi i kësaj proteste vjen në një moment kur opozita po përjeton një krizë të thellë besueshmerie dhe mbështetjeje publike, duke reflektuar një hendikep serioz në legitimitetin e saj politik.

Avatar photo
Albin Hoxha
18 November, 11:46 | Përditësimi: 18 November, 11:46