Vlorë/ Finalizohet operacioni “React”, arrestohet 40-vjeçari që mbante armë dhe municion në banesë

Screenshot

Policia e Vlorës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin H.M., banues në lagjen “4 Heronjtë”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike tip “AK-47” dhe një krehër me 29 fishekë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
18 November, 14:42 | Përditësimi: 18 November, 16:10