Lumi Vjosa në Kashisht, Fier mbetet në gjendje normale pavarësisht intensitetit të reshjeve.

Reshjet e shiut, të cilat kanë filluar pasditen e djeshme dhe vijojnë në të gjithë qarqet e Shqipërisë, nuk kanë ndikuar në prurjet e lumit Vjosa. Në fshatin Kashisht, Fier, situata rezulton të jetë e qetë dhe pa ndonjë kërcënim real për banorët.

Fotot e dërguara nga banorët e zonës , tregojnë se lumi ndodhet brenda shtratit , ndërkohë që autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për çdo situatë të paparashikuar. Ekspertët e hidrologjisë po monitorojnë vazhdimisht nivelin e ujit dhe deri në këto momente, nuk janë raportuar rritje të rrezikshme të prurjeve në këtë zonë.

Banorët e Kashishtit janë të qetë , pasi situata aktuale nuk paraqet rrezik, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të vijojnë të dendura edhe gjatë ditëve në vijim në disa qarqe të vendit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
18 November, 14:49 | Përditësimi: 18 November, 14:49