Një vajzë 13-vjeçare nga komuniteti rom në Fier është bërë nënë, duke vënë në lëvizje strukturat sociale dhe policore. Rasti u zbulua nga mjekët e maternitetit, të cilët njoftuan policinë sipas detyrimit ligjor për mbrojtjen e të miturve. Babai i fëmijës, një 17-vjeçar, po procedohet për kryerje marrëdhëniesh me një të mitur.
