Imazhet e Presidentit Donald Trump që duket se i mbyll sytë gjatë një konference në Zyrën Ovale janë bërë qendër e diskutimeve në media, duke shkaktuar reaksione të menjëhershme nga kundërshtarët e tij politikë.
Gjatë konferencës së enjten për uljen e çmimeve të ilaçeve, Trump dukeshin se e luftonte gjumin në disa momente, duke i fërkuar sytë dhe duke u përpjekur t’i mbante hapur. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku kundërshtarët e tij e quanin atë “i pafuqishëm”.
Reagimet:
-
Zyra e Gavin Newsom, guvernatorit të Kalifornisë, shpërndau imazhet me komente kritike
-
Zëdhënësia e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers, mohoi se presidenti kishte fjetur
-
“Presidenti foli gjatë gjithë kohës dhe mori shumë pyetje,” theksoi ajo
Konteksti më i gjerë:
Trump, 79 vjeç, është presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së. Gjatë verës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai po trajtohej për “pamjaftueshmëri kronike venoze”. Megjithatë, Trump vazhdon të ketë një orar të ngarkuar, duke përfshirë udhëtime dhe fjalime të gjata.
Ironikisht, Trump vetë ka kritikuar ashpër ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e quajtur atë “Sleepy Joe”.
