Zgjedhjet në Tiranë dhe Veliaj/ Rama mbledh deputetët e kryeqytetit në PS

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, ka njoftuar një mbledhje këtë të mërkurë me deputetët e Tiranës.

Mbledhja është njoftuar për në orën 19:00, në selinë e PS-së. Kjo mbledhje vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, ky është takimi i parë i Ramës pas anulimit të zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Kushtetueses këtë të hënë.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
5 November, 17:22 | Përditësimi: 5 November, 17:56