Kryeministri Edi Rama ka anuluar në momentin e fundit pjesëmarrjen në samitin e zgjerimit të Bashkimi Evropian që mbahët sot në Bruksel, pavarësisht se ishte parashikuar zyrtarisht të merrte pjesë.
Sipas raportimeve të gazetarit Ergys Gjençaj në News24, Rama duhej të ishte pjesë e një forumi në orën 15:00 bashkë me ministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, udhëtimi u anulua në minutat e fundit.
Ky samit konsiderohej veçanërisht i rëndësishëm për Shqipërinë, duke qenë se vendi ndodhet në një fazë kyçe të procesit të integrimit evropian. Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën, po pret hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
Deri më tani, nuk janë bërë të njohura arsyet zyrtare për anulimin e papritur të udhëtimit të kryeministrit në këtë event ndërkombëtar.
