- Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vënë në pranga një 20-vjeçar dhe ka proceduar penalisht disa shtetas të tjerë, në kuadër të veprimeve të fundit hetimore.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit K. L., 67 vjeç, banues në Vlorë, pas kallëzimit të ish-bashkëshortes së tij, e cila ka deklaruar se ky shtetas e ka kanosur me sopatë në banesë.
Gjithashtu, po këta specialistë kanë referuar materiale në Prokurori për vlerësim, lidhur me dy ngjarje të ndodhura më 31 tetor 2025:
- Ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi V. R., 56 vjeç, i cili kurohej në Spitalin Psikiatrik të Vlorës;
- Është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve shtetasja A. P., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh gjumi, në kushte depresioni.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
