Fier – Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që kanosi me thike bashkëshorten

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Kanosja” në kuadër të dhunës në familje.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
31 Tetor, 13:06 | Përditësimi: 31 Tetor, 13:06