 
Një 39-vjeçar nga Patosi ka kallëzuar në Policinë e Fierit se njerku i tij ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor në spitalin rajonal.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 30.10.2025, shtetasi A. Y., 39 vjeç, banues në Patos, ka kallëzuar se në Spitalin Rajonal të Fierit ka humbur jetën njerku i tij, shtetasi A. Z., 63 vjeç, për shkak të dyshimeve për neglizhencë në trajtimin mjekësor.
Aktualisht, po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 63-vjeçarit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

