Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arra e Madhe” të qytetit, ku lënda plasëse ishte vendosur në një furgon të parkuar.
Enea Buzukja është punonjësi i Tatimeve që ka pre e atentatit ditën e sotme në Shkodër. Teksa kishte makinën e parkuar në zonën tek ‘Arra e Madhe’, lënda plasëse ka shpërthyer.
Nga shpërthimi Buzukja është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur atenatin e rëndë
Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detajet si ka ndodhur ngjarja.
