Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 124/b prg.1 dhe neni 130/a prg.4 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.839, të vitit 2025, nisën pasinë datën 12.06.2025, shtetasja E.M. bëri kallëzim ndaj shtetasit B.Sh për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre, shtetasit të mitur N.Sh. Kjo shtetase denoncoi se gjatë kohës që kanë qënë të martuar, bashkëshorti i saj ka ushtruar gjithmonë dhunë psikologjike dhe fizike, por muajt e fundit kjo dhunë u shtua shumë, aq sa e detyroi të largohej nga banesa së bashku me fëmijën e mitur.
Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mwnyrwn si e qëllonte me pëllëmbë.
Në këto kushte u arrestua shtetasi B.Sh., dhe ndaj tij u caktua si masë sigurie. Gjithashtu, për këtë ngjarje, u lëshua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasin e mitur.
Pas përfundimit të një hetimi të shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm, rezultoi e provuar se i pandehuri B.Sh ka konsumuar elementë të veprës penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 130/a/4 dhe 124/b/1 të K.Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër familjes.
