Gjon Shkambi, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, do të paraqitet sot përpara Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca do të zhvillohet në të njëjtat ambiente ku u krye vrasja.
Sipas burimeve gjyqësore, Shkambi kërkon zëvendësimin e masës me një mjet më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ai akuzohet se ka ndihmuar nipin e tij, Elvis Shkëmbin, në kryerjen e vrasjes së gjyqtarit dhe plagosjen e dy personave të tjerë.
Ndryshe nga xhaxhai i tij, Elvis Shkëmbi nuk e ka ankimuar vendimin për “arrest në burg” pa afat. Në të njëjtën seancë, Gjykata do të shqyrtojë edhe ankimin e Banush Koxhajt, punonjësit të sigurisë së gjykatës, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për shkak të moszbatimit të protokolleve të sigurisë.
Gjon Shkambi kërkon të lirohet pikërisht në gjykatën ku u krye krimi, një ngjarje që tronditi thellë sistemin e drejtësisë shqiptare.
