Debat i ashër në Kuvend për reformën zgjedhore: Po vrisni partitë e reja

Seanca plenare e Kuvendit shënoi një debat të tensionuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi mazhorancën dhe opozitën për përjashtimin e partive të reja.

Akuzat e Shehajt:

  • “Komisioni ka një qëllim të vetëm: të vrasë partitë e reja dhe alternativat”

  • “Mazhoranca dhe opozita po bëhen bashkë për të vazhduar të vjedhin së bashku”

  • “Ky është një komision i turpshëm me qëllim ruajtjen e pushtetit”

Përgjigja e Ballës:

  • Kryetari i grupit parlamentar të PS-së theksoi se “për herë të parë janë përfshirë të gjitha partitë”

  • “Brenda 31 dhjetorit do të kemi draftin për ligjin e financimit të partive”

  • “Do t’u japim fund mënyrës si financohen partitë në këtë vend”

Debati arriti kulmin kur Shehaj e pyeti Ballën: “Ku i gjen miliona eurot që financon?” – duke theksuar tensione të thella rreth financimit të partive politike.

Avatar photo
Albin Hoxha
27 Tetor, 11:44 | Përditësimi: 27 Tetor, 11:45