Rama në Samitin e Berlinit: Shqipëria, pjesë aktive në diskutimet për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale fotot nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër, duke theksuar rolin aktiv të Shqipërisë në diskutimet për të ardhmen e rajonit.

“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian”, shkruan Rama në postimin e tij.

Procesi i Berlinit, i nisur nga Gjermania në 2014, vazhdon të jetë një platformë kryesere për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë. Qëllimi i këtij forumi është të përshpejtojë bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e vendeve anëtare me Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, u diskutua rreth:

  • Forcimit të bashkëpunimit rajonal

  • Rritjes ekonomike

  • Çështjeve të sigurisë

  • Rrugës drejt anëtarësimit në BE

Avatar photo
Albin Hoxha
23 Tetor, 09:03 | Përditësimi: 23 Tetor, 09:03