Vjedhje spektakolare në Luvër, mbyllen dyert për arsye të jashtëzakonshme

Screenshot

Një vjedhje e shkallës së lartë ka shqetësuar Muzeun e Luvrit në Paris, duke i detyruar drejtuesit të mbyllin institucionin për publikun të gjithë ditën e shtunë. Sipas raporteve të mediave franceze, një grup i armatosur me sharrë elektrike depërtuan në muze dhe u larguan me një pjesë të çmuar të trashëgimisë kulturore.

Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, e konfirmoi incidentin në platformën X (ish-Twitter), duke e përshkruar atë si një “grabitje” që ndodhi në orët e mëngjesit, pikërisht në kohën e hapjes së muzeut për vizitorë.

Hapat e guximshëm të vjedhjes

Bazuar në hetimet fillestare, grabitësit hynë në ndërtesën ikonike duke shfrytëzuar fasadën anësore drejt lumit Senë, ku momentalisht po zhvillohen punime rinovimi. Duke përdorur një ashensor mallrash, ata arritën të depërtojnë direkt në Galerinë Apollo, një nga ambientet më të mbrojtura të muzeut.

Atje, pasi thyer dritaret e ekspozitës, grabitësit vepruan me saktësi, duke vjedhur nëntë pjesë të zgjedhura nga koleksioni i bizhuterive që i përkisnin Napoleonit dhe Perandoreshës. Këto objekte janë të vlerësuara si pasuri të pathyeshme historike.

Reagimi i autoriteteve

Policia e Parisit raportoi se të paktën një person ka hyrë në muze, ndoshta i pajisur me një skuter dhe sharrë elektrike. Nuk janë raportuar të lënduar në rrjedhën e veprës së guximshme. Hetimet po vazhdojnë në vendngjarje për të sqaruar të gjitha rrethanat e vjedhjes dhe për të gjetur autorët. Drejtuesit e Luvrit nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë të hollësishme publike.

Avatar photo
Albin Hoxha
19 Tetor, 12:42 | Përditësimi: 19 Tetor, 12:42